E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNis protesta për Agon Zenjullahun pranë stacionit policor në Lipjan

Nis protesta për Agon Zenjullahun pranë stacionit policor në Lipjan

Ka nisur protesta paqësore para stacionit policor në Lipjan që po mbahet me moton “Drejtësi për Agonin”.

Protestuesit paraprakisht ishin mbledhur para komunës për të vazhduar te stacioni policor.

Protesta po organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.

Ndryshe, më 7 korrik, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me vdekjen e tij, janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, nën dyshimin për vepër penale, ‘Vrasje nga Pakujdesia’. /Klankosova.tv

 

 

The post Nis protesta për Agon Zenjullahun pranë stacionit policor në Lipjan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT