Sot u vendos gurthemeli i qendrës tregtare më të madhe ndonjëherë në Drenas – një projekt që sjell me vete vizion, përkushtim dhe dashuri për komunitetin tonë!
Me këtë hap të rëndësishëm, ne në Al Trade Center fillojmë ndërtimin e shtëpisë sonë të re të përbashkët, një hapësirë moderne ku do të gjendet gjithçka për familjen, komoditetin dhe jetën e përditshme të qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë.
Ky projekt është shumë më tepër se një ndërtesë – është simbol i 26 viteve të besimit dhe rrugëtimit të përbashkët me ju.
Është dëshmi se kur qëndrojmë bashkë, ndërtojmë më shumë se mure – ndërtojmë komunitet, mirëqenie dhe të ardhme.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Al Trade Center – Së bashku jemi të lumtur.