Nis me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani kritikohet pasi ftoi Princ Lekën dhe të dashurën e tij të re

Nis me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani kritikohet pasi ftoi Princ Lekën dhe të dashurën e tij të re

Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”.

I ftuari i parë për këtë sezon është Princ Leka, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.


Gjatë intervistës që do të transmetohet sonte (e enjte), Princ Leka flet për jetën e tij personale, duke përfshirë edhe divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, një histori që ka tërhequr vëmendje të madhe.

Foto: YouTube

Megjithatë, ndjekësit e podcast-it nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e të ftuarve, dhe kritikat e komentet negative kanë mbizotëruar.

Komentet i janë drejtuar Princ Lekës duke argumentuar se ai nuk duhej të ftohej për shkak të dramës me Elian.

Foto: YouTube

Episodi ka ndezur debate në rrjetet sociale, disa shprehën zhgënjimin e tyre, ndërsa të tjerë mbeten kuriozë për detaje,

Sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje” premton intervista të thelluara dhe tematika që shpesh ngjallin diskutim, duke mbajtur fansat të angazhuar dhe aktivë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Foto: YouTube

Foto: YouTube

– YouTube www.youtube.com