Nis mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha bën gati emrat për zgjedhje

Nis mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha bën gati emrat për zgjedhje

Këtë të shtunë, kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur në selinë e demokratëve kryesinë e partisë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 9 Nëntorit.

Berisha e ka nisur fjalën e tij duke kritikuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit të cilin e quajti anti-kushtetues.


“Akti i Begajt si dekret është anti-kushtetues. Jemi në narko-shtet dhe regjim autoritarist. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njëriu.”-tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Beteja do të zhvillohet në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën, ku arena e betejës ka vëmendjen më të madhe. Berisha dhe partia e tij ende nuk kanë zyrtarizuar emrat për asnjë bashki, edhe pse ka caktuar një grup prej tre përfaqësuesish për bisedime me partitë opozitare, nga të cilat është përjashtuar vetëm Lëvizja Bashkë, e cila të premten e kësaj jave ka zyrtarizuar sërish Arlind Qorin si kandidat.

Kryesia po zhvillohet në kuadrin për të folur mbi nisjen e garës dhe figurat politike./euronewsalbania/