Ka nisur lirimi i hapësirave publike në Fushë Kosovë.
Inspektorët komunalë bashkë me policinë e Kosovës kanë filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje nëpër hapësira publike.
Disa prej bizneseve po mundohen t’i largojnë vetë pjesët e vendosura në këto hapësira, në mënyrë që t’i shpëtojnë ekskavatorit.
Se në Fushë Kosovë po bëhet lirimi i hapësirave publike e konfirmoi për Klankosova.tv edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
The post Nis lirimi i hapësirave publike në Fushë Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.