E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeSportNis Liga Unike, neser takohen Prishtina - Vllaznia dhe Ylli - Tirana

Nis Liga Unike, neser takohen Prishtina – Vllaznia dhe Ylli – Tirana

Rikthehet edicioni i ri i Ligës Unike në basketboll.

Të mërkurën takohen Prishtina me Vllazninë e Shkodrës dhe Ylli me Tiranën, njofton Klankosova.tv.

Të dyja këto ndeshje transmetohen në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!

Përballja e kryeqytasëve kundër shkodranëve, do të zhvillohet në palestren “Sezair Surroi” në Prizren, teksa shfaqet në kanalin Sport 2, me komentim të Ulpiana Emrës.

Ndërkaq fituesi i parë i këtij kompeticioni, Golden Eagle Ylli, duelin me Tiranën e luan në palestren “13 Qershori” në Suharekë. Ky ballafaqim te teleshikuesit, vjen përmes kanalit Sport 3 dhe komentohet nga Lirim Peci, raporton Klankosova.tv

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 19:00!

Golden Eagle Ylli, fitues i edicionit të parë të Ligës Unike

Ylli ishte në finale të këtij kompeticioni edhe në edicionin e fundit, i cili u mbajt në formë të “FINAL 8” në Vlorë, por që u mposht nga Trepça me rezultat 67-66.

Trepça fituese e Ligës Unike 2023/24

Për ta ndjekur këtë kompeticion në të dyja konkurencat, sikurse ligat kryesore sportive të vendit dhe ato kryesoret në botë, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP KOSOVA 3, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

Ofertë spektakolare nga Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT