Nis festivali i rrushit në Rahovec, “Hardh Fest” – Flet Latifi (VIDEO)

Nis festivali i rrushit në Rahovec, “Hardh Fest” – Flet Latifi (VIDEO)

Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, ka bërë të ditur se vetëm se është bërë hapja e festivalit “Hardh Fest”.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka treguar se pati një interesim të madh nga shumë qytetarë.

“Sot ditën e festivalit e filluam me karnavalet, me makineritë dhe traktorët fermerët kanë parakaluar këndej pari, dhe u ndalën tek vendi ku zhvillohet ‘Hardh Fest’. Pastaj kemi vazhduar me prerjen ceremonial të prerjes së kalaveshit të rrushit”.

“Kjo dëshmon zyrtarisht se fillon vjelja e rrushit në Rahovec, kjo i bie të jetë në vreshtat e bukura të Rahovecit që janë 2 mijë e 500 hektarë”,  ka thënë Latifi. /Klankosova.tv

The post Nis festivali i rrushit në Rahovec, “Hardh Fest” – Flet Latifi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.