Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Ish-diplomati britanik po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton Klankosova.tv.
Siç kishte dëshmuar ish- diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams.
Duncan, po ashtu si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.
The post Nis dëshminë ish-këshilltari i NATO-s Duncan appeared first on Klan Kosova.