Sot nga ora 12:00 ka nisur ceremonia e varrimit të Bajram Qerkinit, i cili ishte drejtor i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.
Varrimi i tij po bëhet në Shipol të Mitrovicës, dhe nga fotot shihet që kanë nisur të vijnë edhe personalitete publike, mes tyre kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Qerkini u bë simbol i pasluftës pasi nuk rreshti kurrë së kërkuari zbardhjen e fatit të djalit të tij të zhdukur, dhe u dha zë të gjithë familjarëve të personave të tjerë që u zhdukën me dhunë gjatë luftës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>