Nipi i Luan Krasniqit synon realizimin e ëndrrës në një Kampionat Botëror

Ardian Krasniqi

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi shumë shpejt do të rikthehet në ring.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se 26 prilli është data kur ai do të ngjitet në ring, transmeton Klankosova.tv.

Ai do të ndeshet në Glaspalast Sindelfingen në Stuttgart.

Tutje, nipi i ish-kampionit në boks, Luan Krasniqit, tha se qëllimi i tij është të mbrojë titullin WBO Intercontinental, dhe të siguroj vendin në krye të botës.

Madje ai thotë se ka synim të realizojë ëndrrën e tij, Kampionatin Botëror.

“Qëllimi im? Të mbroj titullinWBO Intercontinental dhe të siguroj vendin tim në krye të botës dhe t’i afrohem ëndrrës për një kampionat botëror!”, ka shkruar boksieri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//www.instagram.com/embed.js