Nimani: Shihet se VV-ja do ta përsëris nesër formën e bllokimit – duhet marrëveshje për qeveri

Nimani: Shihet se VV-ja do ta përsëris nesër formën e bllokimit – duhet marrëveshje për qeveri

Anëtari i Nismës, Artan Nimani, ka folur për seancën e nesërme konstituive ku tha se shihet se do të përsëritet e njëjta formë e bllokimit të institucioneve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo sipas Nimanit pasi nuk është parë që Kurti të ketë arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë forcë politike në kuvend.

“Nuk shoh që do të ketë një zgjidhje pa një marrëveshje politike që do të jetë transparente dhe qytetarët do të informohen për qytetarët për hapat dhe përgjegjësitë që marrin palët në këtë proces. Pa një marrëveshje politike, nuk shoh se do të ketë një tejkalim të shpejtë të kësaj krize”.

“Qëndrimi ynë është ky pasi Nisma dy javë pas shpalljes së rezultateve ka deklaruar se do të jemi të gatshëm që të mbështesim atë forcë politike që arrin t’i krijojë institucionet duke ndërtuar një partneritet afatgjatë dhe një zgjidhje të përgjithshme jo një zgjidhje gjysmake”, tha Nimani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Nimani tha se i tërë orientimi do të duhej të ishte që të shkohet drejt një marrëveshje e cila i arrin numrat për qeveri e jo sipas tij, të gjenden teknika të cilat e vonojnë një proces politik.

“Nuk e di cila është fuqia politike e Guxo pasi ajo nuk është matur, pasi ka hyrë nën ombrellën e VV-së dhe s’e ka identitetin politik siç e ka Nisma. Megjithatë, propozimi i Gërvallës ishte propozim interesant dhe Kurti ka llogaritur se mund të ketë vota për ta tejkaluar këtë ngërç pa marrëveshje politike”, tha ai.

The post Nimani: Shihet se VV-ja do ta përsëris nesër formën e bllokimit – duhet marrëveshje për qeveri appeared first on Klan Kosova.