E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportNicolo Barella, lojtari i muajit shkurt te kampionët e Italisë

Nicolo Barella, lojtari i muajit shkurt te kampionët e Italisë

Futbollisti i Interit dhe kombëtares së Italisë, Nicolo Barella, është shpallur lojtari i muajit shkurt te skuadra e tij.

Fansat gjithandej, kanë votuar ndërmjet tij, dy mbrojtësve, Denzel Dumfries e Stefan De Vrij, si dhe kapitenit sulmues, Lautaro Martinez.

Megjithatë, performancat fantasitke të mesfushorit me numrin 23, kanë bindur tifozët që 28 vjeçari ishte më i miri gjatë kësaj periudhe, njofton Inter.it, transmeton Klankosova.tv.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në muajin e dytë të vitit, Interi fitoi ndaj Fiorentinës dhe Genoan në Serie A, si dhe e mposhti Lazion në çerekfinalen e Coppa Italia.

Një betejë u mbyll me rezultat të barabartë, ajo në derbin e qytetit kundër Milanit (1-1), kurse dy sfida si msyafirë u humbën, transferta te Viola dhe në Torino ndaj Juventusit.

Interi të shtunën me fillim në orën 18:00, e luan “finalen” kampionale, ku udhëton te Napoli.

Kjo super ndeshje, transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion.

The post Nicolo Barella, lojtari i muajit shkurt te kampionët e Italisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498