Nicole Scherzinger shfaq figurën e saj të jashtëzakonshme të trupit me bikini të zeza, ndërsa argëtohet në det gjatë udhëtimit në Filipine

Nicole Scherzinger shfaq figurën e saj të jashtëzakonshme të trupit me bikini të zeza, ndërsa argëtohet në det gjatë udhëtimit në Filipine

Këngëtarja dhe ylli i Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, 47 vjeçe, ka treguar format e saj mbresëlënëse duke u argëtuar në det gjatë një udhëtimi në Filipine.

Nicole u shfaq e mahnitshme në një bikini të zezë me vija të bardha, që nxirrte në pah barkun e tonifikuar. Ajo po ashtu veshi syze dielli dhe la flokët të lëshohen lirshëm mbi shpatulla, shkruan DailyMail.


Në postimin e saj, me prejardhje të përzier havajane, filipineze dhe ukrainase, Nicole shkroi: “Imagjino të kesh gjak që të lidh me një vend kaq magjepsës”.

Në një tjetër pjesë të klipit ajo shtoi: “Si mund të rri në shtëpi kur bota duket kështu?”

Së fundmi, Nicole ka treguar se synon një karrierë në Hollywood, pas marrjes së çmimit të parë Tony.

Në 78-të Ceremoninë Vjetore të Tony Awards në Radio City Music Hall, ajo u emocionua duke pranuar çmimin si Aktorja Kryesore më e Mirë në një Muzikal, për rolin e Norma Desmond, një yll i shuar i Hollywood-it, në Sunset Boulevard, bazuar në filmin noir të vitit 1950 nga Billy Wilder.

Pas shitjes së 55 milionë albumëve me grupin The Pussycat Dolls dhe marrjes së çmimit të Broadway-it, Nicole ka treguar se tani dëshiron të përqendrohet tek filmat dhe muzikalet e filmit.

“Do të doja të bëja filma dhe muzikale filmi. Dua të krijoj shfaqjen time, ka role që dua t’i krijoj vetë,” tha ajo për The Sun.
“Nuk e di kurrë nga do të vijë mundësia e papritur e ëndrrës tënde”.

Gjatë pranimit të çmimit, ajo tha: “Duke u rritur gjithmonë ndihesha se nuk i përkisja, por ju të gjithë më bëtë të ndihem si pjesë e diçkaje dhe më në fund ndihesha në shtëpi”.

Nicole falënderoi fiancën e saj, Thom Evans, duke thënë se ai “beson tek unë kur unë harroj të besoj tek vetja”.

Ajo filloi fjalimin duke falënderuar Zotin: “Së pari, duhet ta falënderoj Zotin, që më ka mbajtur në çdo hap të rrugës. Të gjithë lavdinë ia jap ju”.

Ylli i muzikës falënderoi edhe familjen, veçanërisht nënën e saj, që e solli në jetë në moshën 18-vjeçare dhe i dha gjithçka.

Ajo gjithashtu falënderoi kompozitorin Andrew Lloyd Webber për bashkëpunimin 15-vjeçar dhe prodhuesin Jamie Lloyd, i cili, sipas saj, e ka ndihmuar të realizojë ëndrrat.

Në fund të fjalimit frymëzues, ajo u drejtua tek publiku: “Nëse ka ndonjë që ndihet se nuk i përket askund, ose koha juaj nuk ka ardhur, mos dorëzohuni”. /Telegrafi/