Nicholas kërkonte nga ne të pasonim! – Indeksonline.net

Nicholas kërkonte nga ne të pasonim! – Indeksonline.net

Declan Rice pa dyshim mbrëmë ishte heroi i Arsenalit, duke shënuar dy supergola ndaj Real Madridit në UEFA Champions League, në fitoren 3:0 në çerekfinalen e parë.

Shumëkush mendoi se Nicholas Jover, asistenti i Mikel Artetas po i kërkonte mesfushorit anglez të gjuante drejt portës, shkruan Indeksonline

Megjithatë, pikërisht Jover ishte duke i kërkuar Saka-s dhe Rice-it që të bënin një pasim, por mesfushori anglez bëri mirë që nuk e dëgjoi.

“Nicholas Jover po na thoshte gjithë kohën të bënim një pasim, një harkim në zonë. Megjithatë Saka e pa një hapësirë në murin e Real Madridit dhe më tha që të godas drejt portës”, u shpreh Declan Rice te goli i parë

Kujtojmë që Rice realizoi dy gola nga gjuajtja e lirë. Kurse ndeshja e kthimit zhvillohet menjëherë javën tjetër./Indeksonline/

//platform.twitter.com/widgets.js