Ngritja e vlerave të manganit, publikohet orari i autobotëve për furnizim me ujë për pije

Ngritja e vlerave të manganit, publikohet orari i autobotëve për furnizim me ujë për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar një ditë më parë se ka pasur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Në një njoftim për media të së hënës u tha se analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.

Pas kësaj gjendjeje, ujësjellësi i Prishtinës ka publikuar orarin e autobotëve për furnizim me ujë, transmeton Klankosova.tv.

Zonat e prekura janë: Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga liqeni Badoc, Hajvalia, Veterniku, Lagja 038, Lagja Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fshati Preoc, Çagllavicë, Rr. Behar Begolli, Rr. Richard Holbrooke, Qendra tregtare Albi Mall, Rr. Shkupi, Rr. Holger Petersen, Rr. Malush Kosova, Lagja Qershia, Lagja NIC, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza, Rr. Enver Maloku, Lagja Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, Rr.Ferat Dragaj, Rr. Hajrullah Abdullahu, Rr. Hilmi Rakovica, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr. Afrim Zhitija, Rr. Armend Daci, Rr. Dervish Rozhaja, Rr. Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, Rr. Sali Nivica, Rr. Norbert Jokl, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, Rr. Mehmet Gradica, Rr. Hyzri Talla, Rr. Qamil Bala.

IKShPK: Ka ngritje të vlerave të manganit në zonën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit

 

The post Ngritja e vlerave të manganit, publikohet orari i autobotëve për furnizim me ujë për pije appeared first on Klan Kosova.