Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura në cilësinë e Zyrtares së Lartë për Planifikim në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare për të përfituar dobi për vete ose për persona të tjerë.
Hetimet kanë zbuluar se ajo i kishte mundësuar kompanisë investuese “M.B-B. SH.P.K”, me pronar M.R., të ndryshojë projektin ndërtimor “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH” në Prizren, në kundërshtim me lejen ndërtimore dhe normat ligjore në fuqi.
Një super-ekspertizë e kryer nga Fakulteti i Arkitekturës në U.P. “Hasan Prishtina” ka konstatuar se projekti është zgjeruar jashtë lejes për ndërtim në një sipërfaqe prej 15.96%, duke i sjellë investitorit përfitime të vlerësuara rreth 154 mijë e 220 euro.
Për këtë veprim, e pandehura akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar edhe shqiptimi i dënimit plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);