Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16 prill i këtij viti për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në komunikatë bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me 16 prill rreth orës 22:00 në Suharekë, i pandehuri pa autorizim ka shpërndarë dhe ka shitur substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1 kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një mulli – grinder.
Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, tek i njëjti janë gjetur:
Një shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,
Një qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,
Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,
Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,
Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë”ë me peshë 228.29 gram,
Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,
Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,
Dy qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,
Një mulli- grinder për bluarje si dhe një peshore digjitale.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.
The post Ngritet aktakuzë ndaj personit që shiste dhe shpërndante drogë në Suharekë appeared first on Klan Kosova.