E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeNgritet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për fajde, për tre mijë...

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për fajde, për tre mijë euro, i morën viktimës mbi 18 mijë euro e veturë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.K. dhe B.K., të cilët ndodhen në paraburgim që nga data 26 mars 2025, për shkak të dyshimeve të bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas aktakuzës, E.K. akuzohet gjithashtu për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa B.K. për veprën “Detyrimi”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, nga shkurti i vitit 2021 e deri në shkurt të vitit 2025, të akuzuarit i kanë dhënë borxhe të dëmtuarit E.G., duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme përmes kamatës joproporcionale dhe kërcënimeve. Fillimisht, E.G. kishte marrë një borxh prej 3,000 euro nga E.K., me kamatë mujore prej 650 euro. Më pas, për shkak të pamundësisë për të kthyer borxhin, E.K. ia jep edhe 2,500 euro të tjera, të siguruara nga xhaxhai i tij, B.K., me kushte të reja kamate mujore prej 500 euro.

Pasi i dëmtuari nuk arrin të përmbushë obligimet, të akuzuarit ia rrisin kamatën mujore në 1,150 euro dhe më vonë i japin edhe 2,000 euro. Si rezultat, nga shkurti 2021 deri në shkurt 2025, E.G. ka paguar në total mbi 25,000 euro vetëm në kamatë.

Më 18 mars 2025, E.K. i dërgon një mesazh SMS të dëmtuarit duke i thënë: “i ke borxh 13,650 € (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) ose e bartë banesën tek noteri në emrin e tij”. Më 26 mars 2025, pas një takimi në Prizren, të akuzuarit marrin edhe 10,000 euro nga E.G., por ndërhyn policia dhe i arreston.Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

“Po ashtu, i akuzuari E.K., me datë 26.03.2025, posedon në kundërshtim me ligjin për armët, pistoletën “Pjetro Bereta Gardone”, dhe 13 fishekë, pas kontrollimit të automjetit “Mercedes 2024”C, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur edhe 1 pushkë ajrore dhe 1 fishekë i armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm dhe 1 karikator i zbrazët. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. “, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, i akuzuari B.K., me datë 27.02.2025, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i njëjti nuk ka qenë në gjendje ta realizoj kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë dhe interesin jo proporcional, në mënyrë të dhunshme ia merr automjetin Golf VII, ku i dëmtuari pastaj detyrohet të marr një automjet Golf VI në Rent A Car, për ta kthyer automjetin e tij. Po ashtu, në mënyrë të dhunshme ia heq nga dora orën të dëmtuarit, në vlerën prej 1300 € (njëmijë e treqind euro), si dhe kërcënon se nëse nuk i pagan borxhet dhe kamatat e lartcekura, do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit në posedim të tij. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.”, thuhet mes të tjerash.

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, është kërkuar konfiskimi i përhershëm i mjeteve dhe objekteve të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale, përfshirë shumën prej 18,050 euro, veturën “Mercedes”, armë, telefona dhe pajisje të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT