Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNgordhin mbi 70 tigra në parkun turistik tajlandez, autoritetet nisin hetimet

Ngordhin mbi 70 tigra në parkun turistik tajlandez, autoritetet nisin hetimet

Autoritetet në Chiang Mai, një qytet në veriperëndim të Tajlandës, janë duke hetuar vdekjen e 72 tigrave në një atraksion turistik të njohur këtë muaj.

Vdekjet ndodhën brenda një periudhe më pak se dy javësh në dy qendra të Tiger Kingdom Chiang Mai, një park ku vizitorët mund të prekin dhe bashkëveprojnë me tigrat, raporton BBC.

Departamenti lokal i bagëtive njoftoi se mostrat nga trupat e tigrave treguan praninë e virusit të murtajës së qenve, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar se si ka shpërthyer ky infeksion, transmeton Sinjali.

Zyrtarët njoftuan gjithashtu se të hënën kishin djegur dhe varrosur mbetjet e kafshëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT