Ngjyra e llakut që fsheh vitet: Përshtatja perfekte për gratë mbi 50

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Kombinimi i ngjyrës vjollcë dhe rozë është ideal për zonjat në moshë më të pjekur. Kjo nuancë u jep gishtave një pamje më të hollë e më elegante

Jeta nuk ndalet kur hyjmë në një dekadë më serioze – përkundrazi. Të pesëdhjetat janë “njëzetat e reja”, thonë gratë që sapo kanë hyrë në këtë moshë dhe ndihen, por edhe duken, më mirë se kurrë. Rregullat e vjetruara, si ata që thonë se flokët e gjatë nuk i shkojnë më gruas pas të 50-ave, tashmë nuk vlejnë. Po ashtu harroni edhe të kuqin klasik për thonj, sepse për gratë mbi 50 vjeç ekspertët e bukurisë rekomandojnë një nuancë moderne, e cila ka fuqinë të përtërijë duart për një çast.

I kuqi për thonj është klasik, kjo është e vërtetë. Edhe i bardhi sedef gjithmonë mbetet elegant, i përjetshëm dhe i kombinueshëm me çdo veshje. Por kjo vjeshtë sjell një histori të re, ku përfshihen edhe gratë mbi 50 vjeç. Pikërisht tani ka ardhur një nuancë që do t’i bëjë duart tuaja të duken të shëndetshme, të kuruara, rinore dhe plot shkëlqim.

Ngjyra vjollcë-rozë është një variant i ngrohtë, i thellë, sofistikuar dhe modern, që tërheq vëmendjen me aftësinë për të nxjerrë në pah ngrohtësinë natyrale të lëkurës. Për më tepër, kjo ngjyrë i përshtatet pothuajse çdo toni të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Sipas manikyristeve të njohura dhe estetëve të botës së bukurisë, ky llak është i përsosur për gratë mbi 50 vjeç. Pse? Sepse ndryshe nga nuancat nude, që shpesh e bëjnë lëkurën të duket e zbehtë, ose e kuqja, që mund të nxjerrë në pah rrudhat dhe venat, vjollcë-rozë sjell harmoni dhe ekuilibër.

Një tjetër plus është efekti anti-aging. Kombinimi i pigmenteve të ftohtë dhe të ngrohtë në këtë nuancë fsheh në dukje venat, njollat e moshës dhe thatësinë e lëkurës. Për më tepër, ngjyra e ndriçon në mënyrë delikate sipërfaqen e thonjve, pa qenë aspak e tepruar. Ky miks diskrecioni dhe elegance i bën duart të duken dukshëm më të reja, madje me një diferencë prej të paktën 20 vitesh.

Edhe një përparësi tjetër: ndërsa llaku i errët shpesh i bënë duart të duken më të shkurtra ose më të gjera, ky kombinim vepron ndryshe – zgjat vizualisht gishtat dhe u jep atyre një pamje më të hollë e më të rafinuar, sidomos nëse lëkura e duarve kujdeset rregullisht.

Kur e shihni në tërësi këtë mozaik përfitimesh, vjollcë-rozë e konfirmon plotësisht atë që u tha në fillim: të pesëdhjetat janë njëzetat e reja! /Telegrafi/