Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se si zhvillimet politike në botë dhe rajon e dëshmojnë që shteti aktual i Kosovës është “i mangët” dhe i papërdorshëm.
Sipas Goranit, shoqëria kosovare është e eksponuar krejtësisht në raport me ngjarjet që ndodhin përreth saj.
“Na jemi një shoqni e eksponume tërësisht karshi ngjarjeve që ndodhin përreth nesh”, ka thënë Gorani në Rubikon të Klan Kosovës.
“Gjithçka që ndodh në botë, ku jetojmë natyrisht edhe na, ajo reflektohet shumë shpejt te na”.
“Edhe fakti që reflekton kaq shpejt, tregon që nuk ka kurrfarë mase mbrojtëse e ajo masë mbrojtëse ish dashtë me qenë shteti”.
“E në situata të këtilla na ish dashtë me e vërejt sa pak kemi shtet, sa i papërdorshëm është në situata serioze dhe sa projeksioni ynë i shtetit është në të shumtën simbolik”.


