E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKosovëNgjarje e rëndë në gjimnazin "Sami Frashëri" në Prishtinë

Ngjarje e rëndë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë.


Tre persona janë lënduar, dy prej të cilëve dyshohet që lëndimet i kanë marrë nga një mjet i prehtë gjatë një rrahje afër shkollës “Sami Frashëri”  në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka thënë se personat e lënduar janë dërguar por trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.
“Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT