E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNgjarja tragjike në Pejë, i ndjeri ishte vëllai i pronarit të shtëpisë...

Ngjarja tragjike në Pejë, i ndjeri ishte vëllai i pronarit të shtëpisë ku vdiq

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Graboc të Pejës ku një person ka vdekur gjersa ishte duke punuar në një shtëpi.

Policia ka thënë se i njëjti ishte rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth rastit ka dalë me një reagim edhe Inspektorati Qendror i Punës, i cili ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë vëllai i pronarit të shtëpisë ku edhe humbi jetën

“Bazuar në raportin zyrtar të inspektimit, është konstatuar se:

Ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari i cili jeton jashtë vendit.Personi i ndjerë, ka qenë vëllai i pronarit të shtëpisë, dhe nuk ka qenë i angazhuar si punëtor, por është gjetur i lënduar brenda objektit nga punëtorët e suvatimit të angazhuar vetëm për pjesën e jashtme të shtëpisë”.

“Nga deklarimet e marra nga inspektorët dhe palët e pranishme (Policia) dhe nga kamerat e sigurisë, është vërtetuar se askush nga punëtorët nuk ka punuar në pjesën e brendshme të shtëpisë në momentin e ngjarjes.

Inspektorati konstaton se nuk ekziston raport punëdhënës–punëmarrës, pasi i ndjeri nuk ka qenë punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune sipas Ligjit Nr. 03/L-212 për Punën dhe Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Ky Inspektorat ka sqaruar se rasti nuk lidhet me vendin e punës dhe nuk hyn në kategorinë e aksidenteve në punë sipas legjislacionit në fuqi.

Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash derisa po punonte

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT