E diela ishte tejet e kobshme për Kosovën.
Brenda një dite, katër persona u vranë në dy raste të ndara, në Gjilan dhe Prizren.
Në qytetin e Gjilanit, në pikë të ditës u shkrepën armët e ku u vranë tre persona.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, tre persona u shpallën në kërkim, i dyshuari kryesor Mefail Shkodra bashkë edhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjulli.
Kjo ngjarja e cila tronditi vendin, u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, pati kritika të ashpra rreth sistemit të drejtësisë.
Elezi deklaroi se gjykata dhe prokuroria në Kosovë është tejet e kriminalizuar.
The post Ngjarja tragjike në Gjilan, Elezi: Prokuroria dhe Gjykata në Kosovë janë tejet të kriminalizuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.