Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që Vjosa Osmani të bëhet sërish presidente e Kosovës, duke thënë se situata politike po shkon më shumë drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas Kajtazit, Osmani nuk i përfaqëson qytetarët në mënyrë të barabartë, por ndjek interesa personale, biznesore, politike dhe klanore.
“Kudo me pa zonjën Osmani, unë veç presidente s’dua me pa më. Të jap shumë argumente pse ajo nuk i ka përfaqësuar interesat e këtij populli në mënyrë të drejtë. I ka shërby një regjimi që është Albin Kurti. Në shumë raste ka marrë vendime dhe veprime që i kanë shkaktuar dëm këtij vendi”.
“Nuk i përfaqëson njerëzit në mënyrë të barabartë, por i këqyr interesat e saj personale, biznesore, politike e klanore. A do të bëhet presidente? Po shoh një lloj terreni me mundësi me të mëdha me shku në zgjedhje. S’jam t’u pa qejf të Albin Kurtit që Osmani të jetë presidente, s’i duhet asgjë”, tha Kajtazi.
Ndërkohë, opinionisti Ilir Deda ka theksuar se presidenti i ardhshëm i Kosovës nuk duhet të jetë një figurë pa përvojë apo lidhje me politikën e jashtme.
“Ajo që Kosova duhet me pa përtej numrave, është vullneti për me gjetë emër të pranueshëm për të gjithë, që nuk është imponimi i ndonjë kandidature, por arritja te një kandidaturë në bazë të diskutimit”, tha Deda.
Sipas tij, janë dy mesazhe këto ditë e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Shofim më vonë, dhe të shohim a do të rri opozita në sallë”, deklaroi ai.


