E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNgërçi politik, Abdixhiku: Nuk shoh zgjidhje as në ditët e mbetura

Ngërçi politik, Abdixhiku: Nuk shoh zgjidhje as në ditët e mbetura

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk sheh zgjidhje të ngërçit institucional as në ditët vijuese.

I pari i LDK-së shton se nga partia e parë, Vetëvendosja s’pret asnjë rezultat, pasi sipas tij, ajo është një uzurpatore e institucioneve, nxitëse e tensioneve dhe nuk respekton fjalën e lirë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shton se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk respektohet deri më 26 korrik, do të duhet një interpretim i ri nga vetë kjo gjykatë.

“Qëndrimet e LDK-së i dini, pozicionet e LKD-së i dini, por ajo që është e rëndësishme është se po bëhen një javë që nga vendimi i Gjykatës Supreme, që konstaton përfundimisht që ministrat dhe kryeministri janë uzurpatorë të qeverisë, e prokuroria duhet të veprojë”.

“Sa i përket krizës politike në vend është vërtetë tragjike fakti që pas 50 herëve nuk arrin një parti që ka 48 deputetë të bëjë një shumicë, ani pse ka alternativa shumë”, u shpreh Abdixhiku.

“Unë s’pres asgjë nga ta, asgjë, sepse mendësia është e përplasjes, mendësia është e mosbashkëpunimit, mendësia është e krijimit të tensioneve sa më të mëdha dhe fundja e mospunës. pra unë s’pres asgjë nga një parti që s’ka vetëdije as kombëtare e as demokratike. Dikush që uzurpon institucionet, nuk sheh nguti për të bërë zgjidhje, nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik dhe fjalës së lirë të deputetëve, pra nuk shoh zgjidhje as në ditët e mbetura”.

“Ajo që pritet pas afatit 30-ditor, të kemi një interpretim të ri nga Kushtetuesja, por ne kemi një interpretim por që interpretimi nuk po respektohet”, u shpreh Abdixhiku.

The post Ngërçi politik, Abdixhiku: Nuk shoh zgjidhje as në ditët e mbetura appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT