E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeNgërçi institucional, ambasada amerikane jep detaje për takimet që zhvilloi Prattipati me...

Ngërçi institucional, ambasada amerikane jep detaje për takimet që zhvilloi Prattipati me liderë partiakë

Ambasada amerikane në Kosovë ka dhënë detaje rreth takimeve që ka zhvilluar këtë javë e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se diplomatja amerikane u takua me “udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre”.

“Bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë. E Ngarkuara Prattipati diskutoi gjithashtu me udhëheqësit e partive ngërçin në formimin e qeverisë.

“Udhëheqësit e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe e Ngarkuara Prattipati theksoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre”, thuhet më tej, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Ngërçi institucional, ambasada amerikane jep detaje për takimet që zhvilloi Prattipati me liderë partiakë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT