Një rast i rëndë ngacmimi seksual ndaj një të mituri ka alarmuar opinionin në qytetin e Beratit në Shqipëri, ku Prokuroria ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për Romeo Oçon, i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 25 nëntor 2024, kur Oço ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur me inicialet A.Gj., duke tentuar ta tërheqë me forcë dhe kundër dëshirës së tij. I mituri ka arritur të largohet duke u çjerrë në dorë, ndërkohë që situata është ndalur vetëm kur babai i tij ka ndërhyrë, pasi kishte marrë një telefonatë urgjente nga djali.
Në dosjen hetimore thuhet se i mituri ka vërejtur se po ndiqej nga i dyshuari dhe ka kërkuar ndihmën e babait sapo ka ndjerë rrezikun. Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar se i mituri ka pësuar lëndime të shkaktuara nga një mjet i fortë mbrehës.
Sipas Prokurorisë, gjatë ngjarjes, Oço ka përdorur edhe fjalor ofendues e të papërshtatshëm, duke i kërkuar të miturit të kryente marrëdhënie intime pa dëshirën e tij.
Pas përfundimit të hetimeve, organi i akuzës ka konstatuar se janë provuar elementët e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj të miturit dhe ka kërkuar që Romeo Oço të dënohet me 6 vite burgim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);