Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të dielën në rrugën “Kral Petar” në pjesën veriore të Mitrovicës, ku një grua ka denoncuar një burrë për sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme ligjërisht.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari A.B., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën S.M., në rrugën “Kral Petar” ku ka ndodhur incidenti.
Pas raportimit të rastit, të dy palët janë intervistuar nga policia, ndërsa në vendngjarje është përfshirë njësia e hetimeve, e cila ka informuar Prokurorin e Shtetit.
Bazuar në deklarimet dhe rrethanat e ngjarjes, prokurori ka cilësuar veprën penale si “Ngacmim Seksual”, duke urdhëruar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetimet pritet të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale të të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!