Në garën për të parin e Komunës së Gjakovës, është edhe Mehmet Krasniqi nga “Ndryshe-UDK”.
Gjatë debatit për Gjakovën në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Krasniqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, shpalosi planin e tij për qytetin në rast se del fitues në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai përmendi gjashtë pika kryesore të programit të tij.
“Unë jam fillestar në skenën politike. Kam lindur në Gjakovë, jam rritur në Zvicër. Lindur këtu, rritur në Zvicër, shkolluar atje dhe edukuar atje, dhe formuar me formulat e ndershmërisë, punës dhe disiplinës. Mundohem që përvojën time, angazhimet e mia t’i bëj të gjitha në bazë të sistemit zviceran me shumë afaristë nga diaspora. Do të sjellim investime në fusha të ndryshme. Në programin tim kryesor është i ndarë në 6 shtylla. Ekonomia, shëndetësia, arsimi, infrastruktura, kultura, sporti, rinia dhe diaspora. Fillimisht po i ceki dy pika të cilat i shoh si të veçanta. E para ndërtimi i një shtëpie të pleqve, dhe zyra për diasporën”, deklaroi Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
The post Nga Zvicra në garë për Gjakovën: Mehmet Krasniqi prezanton vizionin e tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.