Nga Yamal te Haaland, plotë 1.36 miliard euro: Publikohet formacioni më i vlefshëm i Ligës së Kampionëve

Nga Yamal te Haaland, plotë 1.36 miliard euro: Publikohet formacioni më i vlefshëm i Ligës së Kampionëve

Sonte nis faza e ligës në Ligën e Kampionëve, kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz i klubeve evropiane, dhe në prag të këtij starti “Sky Sport Itakua” ka publikuar formacionin më të vlefshëm të sezonit 2025/26.

Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e lojtarëve nga Serie A, ndërsa Italia përfaqësohet vetëm nga portieri Gianluigi Donnarumma, i cili u transferua te Manchester City në ditën e fundit të afatiti kalimtar.


Formacioni i përzgjedhur përfshin futbollistët më të shtrenjtë të momentit dhe është një pasqyrë e qartë e fuqisë ekonomike e sportive që do të shfaqet këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve 2025/26 telegrafi.com

Në portë është Gianluigi Donnarumma, me një vlerë prej 40 milionë eurosh. Mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes i PSG-së (70 milionë euro), Achraf Hakimi po ashtu i PSG-së (80 milionë euro), Pau Cubarsí i Barcelonës (80 milionë euro) dhe William Saliba i Arsenalit (80 milionë euro).

Mesfusha është e mbushur me yje të La Ligës, ku spikasin Federico Valverde i Real Madridit (130 milionë euro), Pedri González i Barcelonës (140 milionë euro) dhe Jude Bellingham, gjithashtu i Real Madridit, i vlerësuar me plot 180 milionë euro.

Pedri dhe Bellingham, dy mesfushorët më të shtrenjtë

Sulmi është edhe më i fuqishëm, me talentin e madh të Barcelonës, Lamine Yamal, që vlerësohet në 200 milionë euro, Kylian Mbappé i Real Madridit (180 milionë euro) dhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland të Manchester Cityt (180 milionë euro).

Në total, ky 11-sh ka një vlerë marramendëse prej 1.36 miliardë euro, duke reflektuar jo vetëm cilësinë e jashtëzakonshme të lojtarëve, por edhe konkurrencën e lartë që pritet ta karakterizojë këtë sezon elitar të futbollit evropian.

Sot fillon magjia dhe pas pothuajse një viti, do të dihet fituesi, pas finales që zhvillohet në Mynih. /Telegrafi/