“Nga sot nis puna”, Ramosaj mirënjohës për fitoren në Deçan (VIDEO)

“Nga sot nis puna”, Ramosaj mirënjohës për fitoren në Deçan (VIDEO)

Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj në një intervistë për Klan Kosova, falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan atë.

Ramosaj, sipas rezultateve preliminare  të KQZ-së, ka fituar kryesinë e kësaj komune pa balotazh, teksa ka marrë 51.57% të votave, transmeton Klankosova.tv.

Ramosaj, ndër të tjera thotë se është mirënjohës për procesin e rregullt zgjedhor, dhe shtoi se në zgjedhjet e djeshme lokale, u ruajt tradita, siç thotë ai, “ia kemi borxh qytetit”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët, pavarësisht se cili ka qenë perceptimi i tyre, bindja e tyre për të votuar. Unë jam tepër mirënjohës për shkak se ka qenë një proces i rregullt zgjedhor, dhe e dyta është ruajt një lloj tradite që ia kemi borxh qytetit tonë, e që në këto raste me lënë një trashëgimi të mirë, një trashëgimi e cila respektohet”, u shpreh Ramosaj.

Ndër të tjera ai shtoi se ka pritur rezultat më të lartë nga këto zgjedhje.

“Kam bërë për këtë qytet, dhe mendoj se në këtë kuadër është dashur të ketë rezultat më bindës. Por jemi fitues, dhe nga sot nis puna”, u shpreh Ramosaj mes tjerash.

The post “Nga sot nis puna”, Ramosaj mirënjohës për fitoren në Deçan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.