Nga sot lansojet fushata “Çka po bon për neve?”

Nga sot lansojet fushata “Çka po bon për neve?”

Fushata “Çka po bon për neve?” do të lansohet më 1 tetor 2025, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down.

Në një njoftim të lëshuar për media “Doën Syndrome Kosova” ka bërë të ditur kjo nismë synon të mobilizojë qytetarët, institucionet publike dhe private në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare dhe ngritjes së fondeve për shërbimet terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Doën në Kosovë.

“Fushata do të zgjasë deri në muajin dhjetor 2025 dhe do të zhvillohet përmes platformave sociale të Shoqatës Doën Syndrome Kosova (DSK). Përmes saj, përveç informimit rreth shërbimeve

dhe nevojës për mbështetje financiare, bëhet thirrje e qartë për kontribut dhe solidaritet për të siguruar vazhdimësinë e këtyre shërbimeve jetike për personat me sindromën Doën”, thuhet në njoftim.

Donacionet do të mund të realizohen përmes linkut në platformën GoFundMe https://shorturl.at/9JqPr apo përmes llogarive bankare te Shoqatës Doën Syndrome Kosova. / Klankosova.tv

The post Nga sot lansojet fushata “Çka po bon për neve?” appeared first on Klan Kosova.