Nga sa para fituan basketbollistët gjermanë duke fituar Kampionatin Evropian

Nga sa para fituan basketbollistët gjermanë duke fituar Kampionatin Evropian

Sipas gazetës gjermane BILD, çdo basketbollist i kombëtares gjermane që fitoi medaljen e artë në Eurobasket 2025 do të shpërblehet me një bonus prej rreth 30,000 eurosh.

Në rast të medaljes së argjendtë, shpërblimi do të ishte 25,000 euro, ndërsa medalja e bronztë do të vlente 20,000 euro.


Po të njëjtat shuma do të aplikohen edhe për kombëtaren e femrave, e cila vitin e ardhshëm do të garojë në Kampionatin Botëror të Basketbollit, që do të mbahet në Gjermani.

Pamje nga ndeshja, Gjermani – Turqi

Triumfi i këtij viti ishte historik për basketbollin gjerman, pasi ekipi fitoi titullin e dytë evropian në histori. Herën e parë Gjermania u shpall kampione në vitin 1993, ndërsa pas më shumë se tri dekadash, rikthehet në majën e kontinentit.

Në finalen e zhvilluar në Berlin, gjermanët mposhtën Turqinë me rezultatin e ngushtë 88:83, duke siguruar medaljen e artë. Një tjetër sukses madhor që forcon pozitën e tyre si një nga fuqitë e reja të basketbollit botëror.

Gjermania, kampion i Evropës

Kujtojmë se Gjermania ka dominuar garat e FIBA-s në vitet e fundit, pasi përveç Eurobasketit 2025, fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2023, duke u bërë një nga kombëtaret më të suksesshme të dekadës së fundit. /Telegrafi/