Gjatë ditës së sotme është raportuar për krijimin e një Liste të re politike nga presidentja Vjosa Osmani.
Sipas të njëjtave raportimeve, Lista e formuar nga presidentja aktuale e vendit do të quhej “Shpresa”.
Por, një gjë të tillë e ka demantuar këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia, e cila për Klan Kosovën ka deklaruar se këto raportime nuk janë të vërteta.
Sipas saj, pretendimet për formimin e një Liste të tillë nga presidentja nuk qëndrojnë.
“Lajm i pavërtetë”, ka thënë Vitia për Klanin.


