Nga Prekazi është nisur marshi me motoçikleta që do të shkojnë deri në Hagë.
Ismail Tasholli nga platforma Liria ka Emër tha se gjatë marshit do të bëjnë thirrje për drejtësi.
“Është marsh simbolik, thirrje për drejtësi, qëllimi është të mbërrijmë deri në Hagë, ta bëjmë një parakalim të motoristëve, të shkojmë në Bruksel me një thirrje për drejtësi,” tha ai.
Ndërkaq, Nasim Haradinaj tregoi për agjendën e aktivitetit.
“Unë uroj të shkojnë mirë, rrugë e gjatë, koha është në minimumin e temperaturave. Ne do ta bëjmë këtë një thirrje për drejtësi, dhe që sa më shpejt që procesi të kryhet drejt. Kjo drejtësi nuk po monitorohet. Nëse drejtësia është vlera kryesore, liderët tanë do të na kthehen të pafajshëm, dhe ajo është fitore për ne dhe për Kosovën,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se do të vizitojnë vendet e masakrave: “Do të shkojmë tek masakrat në Poklek, në Deçan, Gllogjan, Koshare, në Mejë, të jetë simbol për evropianët. Në Zurich do të mblidhen motoristat nga Italia, Gjermania, Austria, më pas ndalemi në Dusseldorf, e më pas në Hagë dhe Bruksel,” theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!