Nga Policia në politikë – Agim Rexhepi kandidat i GUXO-s për Asamble në Mitrovicë

Nga Policia në politikë – Agim Rexhepi kandidat i GUXO-s për Asamble në Mitrovicë

Agim Rexhepi është kandidatë për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut nga radhët e Partisë GUXO, me numrin 10 në listën zgjedhore.

I lindur më 9 korrik 1960 në fshatin Frashër i Madh, Rexhepi jeton dhe vepron në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Teknologjisë, si dhe studimet pasuniversitare në Fakultetin e Kriminalistikës në Sarajevë, ku është diplomuar si Magjistër i Shkencave të Kriminalistikës.


Karriera e tij përfshin përvojë në arsim, sektorin energjetik dhe në shërbimin policor.

Për mbi dy dekada ka shërbyer në Policinë e Kosovës, në hetime të krimeve të rënda, ekonomike dhe të korrupsionit, si dhe si instruktor në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

Pas pensionimit nga Policia, Rexhepi është angazhuar në jetën publike përmes Partisë GUXO.

Ai synon të përqendrohet në tri fusha kryesore: përmirësimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e hapësirave për të rinjtë dhe mbështetjen e fermerëve përmes subvencioneve dhe projekteve zhvillimore. /Telegrafi/