E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNga Odesa, kryeparlamentarja Spiropali bashkë me Zelenskyn në ceremoninë për heronjtë e...

Nga Odesa, kryeparlamentarja Spiropali bashkë me Zelenskyn në ceremoninë për heronjtë e luftës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, po qëndron në Odesa të Ukrainës, ku po zhvillohet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë evropianë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali ka treguar pjesëmarrjen e saj në një ceremoni të mbajtur në parkun Taras Shevçenko në Odesa, ku ndodhej krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe eksponentëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë ceremoni u nderuan heronjtë e luftës në Ukrainë, ndërsa Spiropali përcolli një mesazh të qartë për rëndësinë e paqes dhe lirisë.

“Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, ka shkruar Spiropali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT