E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeNga një muaj paraburgim tre malazezëve për mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Nga një muaj paraburgim tre malazezëve për mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Tre shtetasve malazezë u është vendosur masa e paraburgimit nga një muaj për secilin për mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati për Klankosova.tv.

Të dielën, ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT