Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeNga nesër pranojnë subvencione për rrymë këta përfitues

Nga nesër pranojnë subvencione për rrymë këta përfitues

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë një njoftim lidhur me Programin për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

Në njoftim thuhet se nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre.

“Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT