Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNga nëntoka e Trepçës nxirret kristal me përmasa madhështore

Nga nëntoka e Trepçës nxirret kristal me përmasa madhështore

Nga Trepça është nxjerrë një kristal i rrallë me përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Sipas njoftimit të minierës, kristali u zbulua dhe u nxor nga minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët u vlerësuan për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Nga Trepça u theksua se ky formacion i jashtëzakonshëm mineralogjik përfaqëson jo vetëm një pasuri natyrore, por edhe simbol të traditës dhe punës së palodhur të minatorëve ndër vite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT