Në LinkedIn shfaqet me bluzë të zezë dhe pamje serioze, duke u prezantuar si biznesmen i suksesshëm nga Gjermania. Por pas kësaj fasade, mashtrimet e tij nuk kanë fund.
Mërgim Gashi dyshohet se ka mashtruar jo vetëm agjenci udhëtimi, por edhe shumë persona të tjerë, raporton Kiks Kosova.
Në vitin 2020, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook, kishte treguar se kompania e tij kishte qenë njëra nga viktima e Mërgim Gashit.
Sipas Ismailit, Gashi i kishte kërkuar realizimin e një logoje dhe website, të cilat kompania e tij ia kishte përfunduar me sukses.
Mirëpo për muaj me radhë ai e kishte gënjyer duke i dërguar pagesa të rreme për shërbimin, të cilat nuk erdhën kurrë.
Përveç se për muaj me radhë ai i la në pritje se do ta kryente pagesën, ai aranzhoi edhe takime në Shtutgart për t’ia dhënë paratë, por nuk doli në takim.
Fisnik Ismaili, përmes një postimi, i bën thirrje të gjithë atyre që udhëtojnë me të ose që bashkëpunojnë në biznes, të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve. /Klankosova.tv
The post Nga logot dhe faqet false, te fletëpagesat e rreme: Historia e mashtruesit të dyshuar, Mërgim Gashi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.