Me rastin e ditës së dytë të shënimit të Epopesë së UÇK-së, aktivitete të ndryshme janë organizuar edhe në qytete të ndryshme të vendit.
Një grup motoristësh janë nisur nga Kryqi i Komoranit në drejtim të Prekazit, për t’iu bashkuar aktiviteteve përkujtimore që zhvillohen atje.
Ata po udhëtojnë duke mbajtur flamurin kuqezi, si dhe flamurin e UÇK-së, në nderim të sakrificës dhe historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv


