E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNga janari në rajonin e Gjakovës u shqiptuan mbi 24 mijë gjoba

Nga janari në rajonin e Gjakovës u shqiptuan mbi 24 mijë gjoba

Nga 1 janari deri më 14 korrik janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik në rajonin e Gjakovës.

Sipas një njoftimi të policisë, përgjatë kësaj kohe janë  marrë 1 mijë e 2 patentë shoferi si masë mbrojtëse ndaj drejtuesve që kanë rrezikuar sigurinë e përgjithshme në rrugë.

Ndërkaq, sa I përket aksidenteve, numri I tyre ka shënuar rënie.

“Aksidentet në trafik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rënie të ndjeshme në të gjitha kategoritë, si në aksidentet me pasoja fatale, aksidentet me lëndime trupore dhe në aksidentet me dëme materiale. Numri i përgjithshëm i aksidenteve në trafik, ka shënuar rënie për 24%”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv

The post Nga janari në rajonin e Gjakovës u shqiptuan mbi 24 mijë gjoba appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT