E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeNga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin – nuk mund të...

Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin – nuk mund të shoh mirëSinjali

Gazetarja e njohur e Top Albanian Radio, Elona Duro, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një intervistë ekskluzive me katër finalistët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania.

E pranishme përmes kamerave, ajo zhvilloi biseda të sinqerta me secilin prej tyre, duke i vendosur përballë reflektimeve për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë.

Një ndër momentet më prekëse të intervistës ishte ai me Besart Klemendin, i njohur ndryshe si Gjesti. Elona e pyeti atë se cili ka qenë momenti më i vështirë për të gjatë gjithë eksperiencës së tij në këtë reality show.

“E më e rënda ka qenë që prej izolimit… prej ditëve të gjata këtu, ngarkesës së madhe dhe ngjarjeve me Eglin që më kanë ndodhur. Pas daljes së saj… e humba shikimin, nuk mund të shihja mirë. E humba edhe të folurën, nuk i shqiptoja fjalët mirë”, rrëfeu Gjesti me një zë të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se pasqyrimi emocional i eksperiencës së tij kishte lënë gjurmë të thella.

Gjesti është banori me qëndrimin më të gjatë në izolim në këtë sezon, pasi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 hyri vetëm një ditë pasi ishte larguar nga Big Brother VIP Kosova 3, ku kishte qëndruar plot tre muaj.

Ky rrugëtim i pandërprerë në dy reality show ka qenë një provë e fortë jo vetëm për durimin dhe forcën e tij mendore, por edhe për shëndetin e tij fizik dhe emocional.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT