Thuhet se dita e mirë shihet në mëngjes, dhe këtë Dimal Basha e realizoi në praktikë pasi arriti të bëhet kryetar Kuvendi.
Ai mori kreun me votat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët e mbajtën fjalën, duke votuar kandidatin që nuk mbajti asnjëherë post ekzekutiv.
Mirëpo Basha nuk e mori asnjë votë të LDK-së, pasi në këtë parti vlerësojnë që kryetari i ri është veç triumf i injorancës.
As AAK-së, Dimal Basha nuk ua mbushi syrin.
Megjithatë, vëllai i Ramushit, Dauti lëre më që e votoi, por Bashën edhe e lavdëroi.
Më i ashpër se këta në deklarime u tregua deputet i PDK-së, Jakup Nura, i cili e krahasoi Bashën me një kafshë, ndonëse tha se i vjen keq për këtë që duhet ta thotë.
U tha poashtu se Basha, megjithatë është e keqja e Kuvendit.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
The post “Nga Idriz Ajeti te Dimal Basha” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.