E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNga “hajvana” te “nomadë”, Kurti s’e ndal gjuhën përçmuese ndaj 'opozitës' -...

Nga “hajvana” te “nomadë”, Kurti s’e ndal gjuhën përçmuese ndaj ‘opozitës’ – Klan Kosova

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv

Edhe këtë herë, ai vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i quajtur “nomadë”, pasi  sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Kurti i ka quajtur “hajvana” partitë opozitare në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se dolën të parët.

The post Nga “hajvana” te “nomadë”, Kurti s’e ndal gjuhën përçmuese ndaj ‘opozitës’ appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT