Më 12 shtator në Prishtinë u mbajt takimi i radhës i Global Woman Club Diaspora (GWC), i cili mblodhi gra të suksesshme nga fusha të ndryshme të shoqërisë.
Ambasadore e klubit në Prishtinë, Shega Beqiri, mirëpriti mysafire të veçanta, duke krijuar një atmosferë frymëzuese për fuqizimin dhe bashkëpunimin e grave. transmeton klankosova.tv.
Të pranishme në këtë ngjarje ishin edhe Edita Tahiri, Eliza Hoxha dhe Eni Cobani, të cilat vlerësuan lartë rolin e GWC dhe angazhimin e Shegës për fuqizimin e grave në vend, duke i ofruar asaj mbështetje të qartë në misionin që ka ndërmarrë.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Shega Beqiri theksoi se forca dhe frymëzimi i saj buron nga nëna e saj – një grua e palodhur dhe e përkushtuar – ndërsa shtoi se përmes punës dhe shembullit personal dëshiron të inspirojë jo vetëm vajzën e saj, por edhe shumë gra e vajza të tjera në Prishtinë.
Shega, e cila është e angazhuar edhe në jetën politike, rikandidon për mandatin e dytë në Asamblenë e Komunës së Prishtinës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke synuar të vazhdojë misionin e saj për fuqizimin e grave dhe avancimin e kauzave shoqërore.
The post Nga frymëzimi personal te vizioni kolektiv, gratë e fuqishme japin mesazhe nga Prishtina përmes Global Woman Club appeared first on Klan Kosova.