“Nga frika e luftës te milionat” – Prepolli tregon aventurën si lojtar në Iran

"Nga frika e luftës te milionat" - Prepolli tregon aventurën si lojtar në Iran

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Prepolli mes tjerash flet për aventurën e tij në Iran dhe mënyrën se si shkuan gjërat për të në një vend aq të largët.


“Në Iran, me menaxherët e Bosnës. Unë nuk kisha besuar se do të shkoja në Iran. Edhe erdh telefoni prej Bsonës, ka qenë një Muamar Memisheviq. Ai më ka përcjellë unë nuk e njihja”.

“Edhe më kallxoi disa lojtarë që i kishtë dërguar në Iran. Tha e kam një ofertë të mirë për ty në Iran sepse ke potencial”.

“Thashë çfarë Irani more ik, lufta atje, kush shkon. Pyetja e parë, se na në televizor duke i parë veç luftë, më tha mos u ngut, ngadalë, të bisedojmë”.

“Tha ekipi quhet Aluminium Hormozgan, ai ishte në kufi me Dubain. Edhe më dërgon unë pa ditur asgjë, aty ishte trajner një kroat, Vinko Begoviq”, ka thënë Prepolli./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com