Nga financat e deri te mirëmbajtja, mbi 30 zyrtarë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje e familjarë u rehatuan gjatë vitit 2023 në ndërmarrjen publike “Hidrodrini” në Pejë.
I pari në listën e fatlumëve është Besnik Zeqiri, i cili më 3 korrik të 2023-ës u bë zyrtari kryesor financiar i Ujësjellësit në Pejë.
Nga ajo ditë, kuletën e kësaj ndërmarrjeje e mban Zeqiri, i cili përveç që është Sekretar i Degës së Vetëvendosjes në Pejë, po kandidon edhe për asamblist në zgjedhjet e 12 tetorit.
Disa muaj pas tij në këtë ndërmarrje erdhi edhe Shpat Taraku nga kjo parti. Taraku u punësia si mikrobiolog në Ujësjellësin e Pejës më 11 janar të 2024-ës.
Në laboratorin e Hidrodrinit u punësua edhe Nita Lleshi nga Vetëvendosje. Ajo këtë pozitë e fitoi më 6 nëntor të 2023-ës.
Dita më e frytshme për punësime të aktivistëve dhe anëtarëve të Vetëvendosjes në këtë ndërmarrje ishte 1 gushti i 2023-ës. Atë ditë u punësuan gjithsej tetë persona, të gjithë aktivistë të kësaj partie.
Në mesin e personave që u rehatuan atë ditë në Ujësjellësin e Pejës janë gjashtë inkasantë.
Lista e tyre kryesohet nga aktivisti Ahmet Sinanaj nga Deçani, aktivist i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Deçani ishte edhe Enver Gashi, por ky u punësua dy javë më vonë. Punën si inkasant në këtë ndërmarrje, ai e filloi më 15 gusht të 2023-ës.
Kronikën e plotë me punësime tjera, e gjeni në videon më poshtë:
The post Nga financat te mirëmbajtja – Vetëvendosje rehatoi mbi 30 aktivistë e zyrtarë në Ujësjellësin e Pejës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.